Dekriminalizimi – Deputetëve Selami, Tahiri dhe Kryebashkiakut të Kavajës Roshi, u hiqet mandati nga KQZ

230

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot për heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e  Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Vendimin e komunikoi kryetari i KQZ, Denar Biba, i cili tha se për Rroshin dhe Selamin anëtarët e Komisionit kanë votuar në mënyrë unanime.

Biba: KQZ njëzëri vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me porcedurat e parashikuara në ligj. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim sipas ligjit, vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Për zotin Shkëlqim Selami, KQZ njëzëri vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit. Vendimi ti dërgohet menjëherë kryetarit të Kuvendit, vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Kundër vendimit mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Për zotin Dashamir Tahiri, KQZ me shumicë votash vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit. Vendimi ti dërgohet menjëherë kryetyarit të Kuvendit, vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në Fletoren Zyrtare. Kundër vendimit mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Më parë duke marrë fjalën Osmanaj tha se ishte dakord me vendimin e prokurorisë dhe kërkoi ndalimin e mandatit përjetë për Rroshin.

Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është  5 vjet dhe 9 muaj.

Biba: Të tre subjeketet janë të parashikuara nga ligji për dekriminalizimin

Ndërkohë kryetari i KQZ-së edhe pse kishte rezerva për prokurorinë, duke i kujtuar se ajo dhe vetëm ajo mban përgjegjësi për të dhënat tha se të tre subjektet janë të parashikuara në ligjin e dekriminalizimit.

Biba:  Në këtë detyrë KQZ nuk i ka kapacitetet, është prokuroria që merr përgjjegjësinë e gjetjeve që i ofron KQZ. Do të doja që prokuroria ta kishte bërë më saktë verifikimin. A mund të bëjmë ne më katolikun sesa Papa dhe të themi që gjetjet janë të papranueshme.

Unë nuk mund ti vë në dyshim gjetjet në thelb të prokurorisë nuk i kam kapacitet për fat të mirë nuk mbajmë përgjegësi. përgjegjësia it akon prokurorisë

Të tre subjeketet janë të parashikuara nga ligji për dekriminalizimin dhe do nënkuptojë dhe pasojat përkatëse

Për anëtaren Vera Shtjefni:  Tahiri nuk ndodhet në kushtet e ndërprerjes së mandatit për shkak të rehabilitimit.

Osmanaj dakord me ndalimin e mandatit perjete per Rroshin

Anëtari Hysen Osmanaj është shprehur dakord me vendimin e prokurorisë së Përgjithshme për kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi por dhe për Selamin dghe Tahirin

“Periudha e ndalimit është për jetë për Rroshin dhe unë mbështes konkluzionin e Prokurorisë.  Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është  5 vjet dhe 9 muaj. Mbështes vendimi e prokurorisë.

Prokuroria i ka përcjellë një ditë më parë informacionin që kërkoi, ndërkohë që organ ii akuzës ka kërkuar heqjen e mandateve për shkak të shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi  organit të  akuzës  që   t’i vinte në dispozicion  numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy  deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ  aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.

Sipas ligjit, KQZ ka afat 10 dite, pra deri me 30 dhjetor për të marrë një vendim ne lidhje me mandatet e funksionareve.

Nëse KQZ nuk e bën këtë, atëherë parlamenti mund t’ia heqë këtë të drejte dhe t’ia kalojë Gjykatës Kushtetuese.