Dekriminalizimi, Ambasadori Lu: Politikanë, të PD dhe të PS qofshin, do të përballen me drejtësinë

441
Sigal

Ambasadori i SHBA, në vendin tonë Donald Lu ka deklaruar se duhet të presim që politikanë të korruptuar nga e majta dhe e djathta të dalin përpara drejtësisë. Në simpoziumin antikorrupsion, Lu tha se politikanët e korruptuar kanë frikë nga reforma në drejtësi.

Lu tha se shqiptarët përballen me korrupsionin, duke parë raste sesi gjykatës dhe prokurorë kërkojnë para, seks apo favore në këmbim të vendimeve korruptive.

Duke u ndalur tek dy institucionet e reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH, Lu  u shpreh se funksionimi i këtyre institucioneve varet nga pritshmëria që shqiptarët duhet të kenë.

Deklarata e Donald Lu

Lu:  Në SHBA ka një rast korrupsioni që u zbulua në 2008. Ai përfshinte 2 gjykatës që morën mbi 2.6 mln dollarë rryshfet nga burgjet private për të mitur në këmbim të dënimeve të rënda për t’i mbajtur burgjet plot. Një prej viktimave të këtij korrupsioni ishte një 17 vjeçare që në 2007 postoi në rrjetet sociale një shaka me nëndrejtorin e gjimnazit të saj. Ndonëse shënimi tregonte se ishte një shaka, gjykatësi e dënoi më 3 muaj për ngaxmim. Prindërit e panë të tmerruar tek e morën me pranga në duar. Mbi 2 mijë të mitur mund të jenë burgosur padrejtësisht nga këta gjykatës të korruptuar.

E përdor këtë shembull për të treguar kostot e tmerrshme njerëzore të korrupsionit në nivele të lartë.

Në Shqipëri çdo familje ka një histori për të treguar sesi korrupsioni i ka prekur jetën. Disa ankohen për inspektorë tatimore të pangopur  që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar  që krijojnë monopole në sektorin faramceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar në një tender. Ose sesi gjykatës ose prokurorë kërkojnë para, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv.

Në korrik kuvendi i bëri popullit shqiptar një dhuratë. Miratimin e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e SPAK dhe BKH. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të hetimit për të kapur krerët e krimit të organziuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e qeverisë së SHBA.

Kjo duhet të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritshmëri të lartë dhe kërkon rezultate nga këto institucione. Ju duhet të prisni që shumë kontrabandistë të drogës dhe krerë të krimit të organizuar do të futen në burg.

Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta do të përballen me drejtësinë. Duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe krerë të gjykatës të korruptuar të jenë të frikësuar.

Shohim prova se këta persona janë të friksuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte propzuar.

Të gjithë partitë politike e kanë vënë besimin në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi.