Dekriminalizimi/ 53 këshilltarë nuk plotësuan formularin, KQZ vendos të premten

436
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton të premten listën e zyrtarëve që kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe listën e atyre që nuk i kanë plotësuar. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 10:00 të ditës së premtes. KQZ-ja njofton se gjatë mbledhjes do të shqyrtohen dy projekt-vendime: “Për evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit”. “Për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, lidhur me Formularët e Vetëdeklarimit për disa subjekte deklaruese, në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji nr.138/2015 dhe vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.17/2016”. Afati i plotësimit të formularëve të dekriminalizimit, ku përfshihen qindra zyrtarë të zgjedhur, u mbyll më datë 4 maj. Kush nuk e ka dorëzuar një formular të tillë, do të largohet nga puna. Sipas të dhënave, janë rreth 53 këshilltarë të njësive vendore që nuk e kanë plotësuar një formular të tillë .
Sigal