Dekretet/ Emërohen 2 komandatë të rinj, ai i Forcave Tokësore dhe ai i Forcave Detare

381
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së së Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar emërimin e dy komandantëve të rinj, atij të Forcave Tokësore dhe Forcave Detare.

Në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore është emëruar Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.

Në detyrën e Komandantit të Forcës Detare është emëruar Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

DEKRET

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4264/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11573

Tiranë, më  02.10.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

DEKRET

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4265/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

 

Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11574

Tiranë, më  02.10.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 

 

ILIR META