Deklarata qesharake e ministrit Bushati, përballë agresionit Rus

435
Sigal

Pasojat që vijnë nga veprimet e Putinit, të tipit nazist, duhet të preokupojnë shtetin shqiptarë, parlamentin dhe qeverinë Rama

“Mbështesim sovranitetin territorial të Ukrainës dhe jemi në sintoni të plotë me qëndrimet e NATO-s. Ju bëjmë thirrje për rikthimin e dialogut politik dhe mbështesim vendosjen e vëzhguesve të OSBE-së dhe OKB-së në Krime”. Ky ka qenë thelbi i deklaratës, që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka bërë në lidhje me pushtimin e një shteti sovranë, sikurse është Ukraina dhe krahinës së Krimesë, si territor i saj. Deklarata e thatë, në emër të Republikës së Shqipërisë nga ministria jonë e Jashtme është vazhdë e qëndrimeve të ndërmjetme, që qeveria socialiste ka ndjekur, që nga koha kur ajo ka ardhur në pushtet. Do të ishte në nderin e sajë që urgjentisht të kishte zhvilluar një seancë të posaçme në Kuvend, në lidhje me situatën me të fundit në Ukrainë, duke i kërkuar Parlamentit dhe mbarë kombit shqiptarë mbështetjen më të fuqishme morale, politike dhe ushtarake, në mbështetje të Ukrainës, përkrahë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do ishte në nderin e Kryeministrit Rama dhe të ministrit të Jashtëm Bushati, që prerë dhe pa më të voglin mëdyshje të deklaronin se: “Republika e Shqipërisë dënon AGRESIONIN Rus kundër pavarësisë së Ukrainës”. Veprimet e qeverisë Ruse i ngjanin asaj të Gjermanisë të dikurshme dhe se, qëndrimi i Presidentit Putin, nuk kishte dallim me atë të Adolf Hitlerit, kur pushtoi Poloninë. Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schvvarzenberg, ka thënë se, presidenti rus, Vladimir Putin, është duke përsëritur historinë, duke vepruar në Krime si Adolf Hitleri në Evropën Qendrore dhe Lindore, në fund të viteve 1930. Ndërkohë, që Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Vvilliam Hague, paralajmëroi Rusinë për çmimin që duhet të paguajë për veprimet e saj në Ukrainë. Deklarata shumë të ashpra, kanë bërë dje edhe Sekretari Amerikanë i shtetit Jon Kerry, Kancelaria gjermane, Angela Merkel, udhëheqësit Kinezë dhe shumë lider të europës dhe botës. Fillimi i sulmit Rus, i fshehur nën petkun e stërvitjes tregon edhe njëherë se, demokracia e popujve, përballë diktaturave është përherë në rrezik. Me këtë veprim, Presidenti Putin, tregojë se, mbetet Bolshevik dhe pasardhës i udhëheqjes së luftës së ftohtë. Ai kërkon të përsërisë historinë, sikurse bënë dikur udhëheqësit e Kremlinit, kur pushtuan Çekosllovakinë, Afganistanin, Çeçeninë etj. Por këto analiza dhe pasojat që vijnë nga këto veprime të tipit nazistë duhet të preokupojnë shtetin shqiptarë, parlamentin dhe qeverinë Rama. Zhgënjimi që kjo qeverisje i bëri ofertës së SHBA-ve me mospranimin e lënëve kimike si destinacion ruajtje, (për shkak të protestave, pasojë e mungesës së transparencës), po shoqërohet me një tjetër gabim. Deklaratat “neutrale”, të lëshuara nga Ministria jonë e Jashtme, janë një ogur jo i mirë i kësaj qeverie, në marrëdhëniet me SHBA-të. Ne nuk duhet të harrojë se, të njëjtin veprim forcat Rusë ndërmorën në Kosovë, menjëherë pas çlirimit të sajë nga aleanca atlantike, gjashtë vjet më parë, kur pushtuan aeroportin e Prishtinës, pas largimit të serbëve. U desh forca e NATO-s, ajo që i nxori nga skutat parashutistët Rusë, të dislokuar në aeroportin e Prishtinës. Ndaj, edhe për këtë shkak ne shqiptarët duhet t’i themi me plotë gojë Putinëve  naziskinë se: “Hiqni dorë nga AGRESIONI ushtarak ndaj Ukrainës, pasi do t’i shkaktoni një dëm shumë të madh demokracisë dhe do të pësoni të njëjtin fat që kanë pësuar diktaturat dhe diktatorët  e tipit Viktor Janukovvitsch.