Deklarata e negociatorëve të BE: Ja çfarë ofruam

474
Dy negocatorët e krizës politike në Shqipëri David McAllister dhe Knut Fleckenstein kanë dalë në mbrëmjen me një deklaratë të përbashkët për çështjen e negociatave.
Deklarata e shpërndarë nga zyra e BE në Tiranë sqaron se cila janë propozimet që janë bërë për zgjedhjen e krizës. Në fund theksohet mazhoranca i pranoi propozimet, ndërsa se Partia Demokratike ka kërkuar qeveri teknike dhe votim elektronik.
“Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe paportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein, u takuan me shumicën dhe opozitën, dhe patën një diskutim të mirë.
Të dy deputetët paraqitën propozime për rrugën përpara, që përfshinte disa pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.
Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem.
Shumica ishte dakord më marrëveshjen dhe pikat e parashikuara për sa kohë që votimi do të votohej në parlament.
Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.
Propozimet zyrtare të negociatorëve
1-Dekriminalizimi i shitblerjes së votës
2-Lufta kundër narkotikëve
3-Masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve
4-Masa për ndërtimin e besimit politik
5-Ndryshim i datës së zgjedhjeve
6-Ndryshimet para-zgjedhore në strukturat qeveritare (Ministri)
Sigal