Deklarata e Metës: Kisha në plan të qëndroja edhe një mandat tjetër si President, por pas 25 prillit…

109
Sigal

Në Çim Peka Live në Syri Tv, Ilir Meta u shpreh se kishte në plan të qëndronte edhe një mandat tjetër si President i Republikës. 

Por, tha Meta, plani i tij ndryshoi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Meta tha se pas 24 korrikut do t’i rikhehet politikës aktive, pas 5 vite në krye të shtetit.

“Planet e mia i prishi 25 prilli. Plani im ishte të bëja edhe një mandat tjetër si President. Gjatë kësaj kohe të riparojmë disa gjëra në kushtetutë, edhe për popullin, por edhe për institucionin e Presidentit që të ketë mundësi, instrumente të mbrojë shtetin nga pushteti. Sepse gjithmonë shteti kërcënohet nga pushteti i radhës kushdo qoftë. Ilir Meta si person i ka përballuar dhe do t’i përballojë të gjitha vështirësitë e tij deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të jetë një president që të mbrojë shtetin“, u shpreh Meta.

Por nëse Edi Rama dhe Lulzim Basha e propozojnë sërish për president?
Ilir Meta: Kurrë dhe asnjëherë. Shqipëria ka nevojë për vullnet politik, nuk kam ça të bëj më shumë si President. Deri në 25 prill kam bërë çdo gjë dhe i kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptarë që mund t’u kem shkaktuar edhe ndonjë shqetësim.