Deklarata e fortë e Zaev: Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Rama, se Shqipëria…

802
Sigal

Zoran Zaev foli nga Brukseli për vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke u shprehur se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, tha mes tjerash Zaev. 

Kryeministri maqedonas gjithashtu theksoi se shtyrja e mundshme e vendimit për datë nga ana e BE-së me Maqedoninë e Veriut, mund ta vendosë në rrezik qeverinë dhe mund të kthejë forcat nacionaliste në pushtet.

Zaev këtë deklaratë e bëri para grupit të zgjedhur të gazetarëve të mediave të huaja, të cilët presin votimin në Parlamentin gjerman, prej të cilit varet dhënia e datës për negociatat me Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

“Shtyrja e sërishme e rrit rrezikun e qeverisë. Bundestagu duhet të dërgojë mesazh. Nëse nuk sjellin vendim në seancën e kësaj jave, do të kenë mundësi në fund të qershorit, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë atëherë mbetet që Këshilli i BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston mundësia që ta humbim shumicën në Kuvend, për të cilën vërtetë jemi angazhuar”, u shpreh Zaev.