Deklarata e fortë e Sali Berishës: McGonigal ka qenë në SPAK, ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm për të më arrestuar

116
Sigal

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në SPAK dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar atë.

Në një intervistë, ish-kryeministri u shpreh se prokurorët e SPAK-ut janë një repart partie dhe se nuk mund të hetojnë dot për Ramën. Po ashtu, sipas Berishës, McGonigal është marrë personalisht edhe me vettingun, duke ndikuar në vendimet.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?

Berisha: Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë ai ka kapur një nga një prokurorët e Skapit që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni!

Pyetje: McGonigali vetë?

Berisha: Absolutisht dhe ka takuar jo një, por disa kryesore prej tyre. Ca të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë repart partie. Di që është marrë me vettingun, të kalojë ky apo ai