Deklarata e fortë e Berishës: E dija që Basha punonte me Ramën për projektin e Soros

372
Sigal

Nga ‘Foltorja’ e Pogradecit, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dinte që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha punonte me Edi Rama për projektin e manjatit amerikan George Soros.

Pavarësisht këtij fakti, shtoi Berisha, vazhdoi të punonte për fitoren e Partisë Demokratike dhe promovimin e Lulzim Bashës, duke shtuar se për të prioritare ishte rikthimi i PD-së në pushtet.

“Lulzim Basha ishte njëri nga ata të cilët punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë këtë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më pengonte mua aspak që të bëja gjithçka për fitoren e Partisë Demokratike.

Në qoftë se ai i kishte lejuar vetes të bashkëpunonte me kundërshtarët tanë kundër meje, unë nuk i lejoja vetes një gjë të tillë.

Dhe 8 muajt e fundit jam përpjekur me të gjithë forcën time nga studio në studio për të promovuar kryetarin tonë në mënyrë që ne të fitonim, se për mua fitorja ishte kryesore”, u shpreh Sali Berisha.