Deformimi i votës së 25 prillit

310
Sigal

SPAK fillon 27 procedime penale për korrupsion zgjedhor. Denoncojnë:  Boiken Abazi, Ermal Hasimja, Av.Altin Goxhaj: Ja si i vodhi vota PS-ja dhe kutite u gjendën më shumë vota se votues. Edhe në rrugët me drita të kuqe, trupin e shesin më shtrenjtë se shqiptarët votën.

SPAK publikon shifrat,  33 procedime penale për zgjedhjet,  27 prej tyre për korrupsion

SPAK ka publikuar të dhënat në lidhje me denoncimet e bëra nga subjektet politike për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike apo zgjedhore.

Deklarata e SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njofton se është duke ushtruar me përparësi, ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie. Për të gjitha rastet që janë në hetim, garantojmë subjektet që kanë paraqitur kallëzimet, si dhe opinionin publik se, deri tani janë hetuar dhe në vijim do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda proaktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme që lidhen me veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Kushdo që ka të dhëna, fakte apo çdo gjë që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të fakteve të kallëzuara është i mirëpritur t’i paraqesë në Prokurorinë e Posaçme, duke i garantuar se do vlerësohen me seriozitetin e duhur dhe do i nënshtrohen hetimit të plotë. Aktualisht në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar :

  • 27 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 Kodi Penal.
  • 2 procedime penale për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b Kodi Penal.
  • 2 procedime penale për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a Kodi Penal. (E lidhur me subjekte në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme)
  • 1 procedim penal për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248 dhe 328 Kodi Penal.
  • 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”, parashikuar nga nenet 328 dhe 122 Kodi Penal.

Denoncon Boiken Abazi: Ja si deformon dhe vjedh vota PS-ja

Kandidati i pavarur në Tiranë, Boiken Abazi, ka denoncuar me fakte se si PS-ja po manipulon votat, duke i bërë të pavlefshme.

Denoncimi

Për të mbuluar krimin elektoral, parmbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë, se si votat tona, deformohen me një ‘X’ të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS-së ose për t’i shpallur ato të pavlefshme.

Pedagogu Ermal Hasimja: Prostitutat e shesin trupin më shtrenjtë se shqiptarët votën

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja thotë se fitorja e tretë e Edi Ramës ka ardhur për shkak të shqiptarëve që sipas tij kanë shitur votën. Në një postim në rrjetet sociale, Hasimja i cili thotë se një punonjëse seksi e shet trupin më shtrenjtë sesa shqiptari votën.

POSTIMI I PLOTË: 

Ushtrim 1: Një prostitutë e shet trupin për 10.000 lekë.

Një shqiptar e shet votën për 5.000 lekë.

Altin Goxhaj: Rama ka fituar procesin zgjedhor, jo zgjedhjet. Shqipëria drejt shpopullimit

Avokati Altin Goxhaj, mbrëmë, duke u shprehur për zgjedhjet e 25 prillit, pohoi se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i janë gëzuar fitores së PS-së, teksa këto zgjedhje i quan një “shoë”. Av. Altin Goxhaj: Besoj se 10 për qind janë gëzuar dhe 90 për qind janë hidhëruar. Edhe pse kanë votuar për Rilindjen, nuk i janë gëzuar fitores. Është një pushtim, i një bande që kërkon të mbajë pushtetin. Këto nuk janë zgjedhje, por një shoë. E kanë pushtuar Shqipërinë dhe është situata drejt shpopullimit të Shqipërisë. Është përmasë e tmerrshme që një shoqëri mund të përballet me këtë sjellje. Në Shqipëri janë gëzuar vetëm 10 për qind. Të tjerët mendojnë se ky vend nuk bëhet. Rama ka fituar procesin zgjedhor, jo zgjedhjet.