Debate tek “Ligjet”, Sula për buxhetin e Dosjeve: Kërkojmë rritje stafi dhe fonde shtesë

406
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua për autoritetin e hapjes së dosjeve. Kryetarja e Autortitetit, Gentiana Sula ka shtruar kërkesën për rritjen e fondeve për disa çështje.
“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga. Kemi gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Duam siguri, kamera, alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizikik të informacionit të klasifikuar. S’mund ta bëjmë me paratë e donatorëve
Për investime kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë. Edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve,” tha Sula.
Përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa.
Anëtari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se për të tilla çështje do të kërkohet llogari.
Alibeaj: “Të mos vijmë këtu e të bëjmë parlament. Institucionet e pavarura duhet të jenë të kostuara që kur jeni formuar. Ne nuk ju japim mjetet që ju të bëni punën, dhe ne do vijmë t’ju kërkojmë llogari: Sa njerëz kërkoni që të bëhe puna, sa lekë kërkoni për punë, sa lekë ju është ofruar nga ministria?
Sula: Ne kërkojmë 60 persona. 45 milionë lekë për paga. Na është ofruar për pagat 18 milionë lekë.
Sigal