“Data e zgjedhjeve nuk ndryshon”, Rama: Ata që s’duan 18 qershorin, duan të na bashkojnë me Rusinë

510
Në komunikimin e ti javor, kryeministri Edi Rama tha përsëri se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe se akuzoi ata që nuk duan 18 qershorin, se nuk e duan bashkimin e Shqipërisë me Europën por me kundërshtarë të saj. “Pse mendoj që Shqipëri po merr formë një qasje e re politike kundrejt BE-së. Një qasje që i bie ndesh përpjekjes popullore të dhjetorit që formoi politikën e këtyre 20 viteve. Frika nga drejtësia po i jep jetë qasjes destruktive të PD-së, e ka kthyer ditën e gjykimit të popullit më 18 qershor në një ditë që politikanët e korruptuar në çadër nuk duan të vijë kurrë. Janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë, janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. Nuk e duan 18 qershorin, ditën e gjykimit të popullit sovran.
Kemi humbur shumë kohë e energji për njerëzit e këtij vendi dhe janë gati ta hedhin në erë urën që me zorr kemi ngritur për të shkuar në Europë. Ata janë gati të na ndajnë edhe një herë për së gjalli nga Europa e ekonomisë së lirë. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së se e duan Shqipërinë si çiflig. Ata që nuk e duan 18 qershorin dhe që zgjedhjet i kanë vetëm këngë në gojë. Ata që duan të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime të së kaluarës. Ne e dimë që Shqipëria që duam nuk është një slogan por një obligim qytetar.
Shqipëria që duam është shumë më e mirë se Shqipëria që kemi dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç ka bërë më parë. Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër. 18 qershori do sjellë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europën, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthen në të shkuarën” tha Rama.
Sigal