Dasma e nipit të Ahmet Zogut, pa “Himnin Kombëtar”

541
Sigal

 

GazetaTelegraf/

Përparim HALILI

 

Komisioni organizator e
shmangu si “siklet historik”, paçka se dasma ishte ceremoni zyrtare me “Roje
Nderi” Gradën e Republikës, bërë në “Pallatin e Republikës”

 

 

Propozimin, thuhet se e ka bërë një deputet dhe
politikan i lartë i “Rilindjes”, i cili ishte ngarkuar nga kryeministri
shqiptar, për të krijuar e garantuar kushte të plota dhe pa incidente për
mbarëvajtjen e kësaj ceremonie, madje edhe duke u përkujdesur që në listën e të
ftuarve të mos futeshin as pasardhës të kundërshtarëve historik politikë të
ish-Mbretit Zog, konkretisht pasardhës të Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Hasan
Prishtinës, Riza Cerovës, Bajram Currit etj

 

Ceremonia e dasmës së nipit të ish-mbretit të
vetëshpallur, Ahmet Zogolli, paçka se u përballua me financa të sponsorizuara
nga një biznesmen i huaj francez me aktivitet biznesi edhe në Shqipëri,
transmetuar edhe nga Televizioni Shtetëror Shqiptar (TVSH) si lajm zyrtar, ishte
një episod që u komentua sipas pozicioneve e interesave politike, për vetë
personazhin që martohej: Dhëndrin, pasardhës i një mbreti që së bashku me
familjen e tij përdhosi dhe la pas çështjen e interesin kombëtar, duke
braktisur vendin në ditën më të zezë të tij, në ditën e pushtimit fashist, më 7
prill 1939. Nuk paragjykojmë asnjë dasmë, si ceremoni dhe ngjarje jetësore,
mbasi janë të drejta private të çdo njeriu. Mirëpo duke qenë se kësaj dasme,
vetë shteti dhe politika shqiptare i dhanë ngjyrime me kuptim e përmasa “eveniment
shtetëror”, me pritje zyrtare të çiftit, të dasmorëve, të ftuarve e krushqve
deri në kryeministri dhe me ceremoni martesore të zhvilluar në “Pallatin e
Republikës” (Pallatin e Brigadave), ra në sy fakti që në këtë ceremoni mungoi elementi
kryesor i nisjes së ceremonive zyrtare me dekor dhe protokoll shtetëror! Në
dasmën e nipit të ish-Mbretit Ahmet Zogolli, pra të “Princ Leka II” (siç vetëdeklarohet
e siç u cilësua gjatë ceremonisë zyrtare edhe prej shtetarëve shqiptarë), nuk u
këndua “Himni i Flamurit Kombëtar Shqiptar”! Ishte harresë, apo “përkujdesje”
prej komisionit organizator të ceremonisë martesore, për të mos u kënduar?!
Kush e “këshilloi”, mos përfshirjen në këtë ceremoni, të Himnit të Flamurit
Kombëtar? A duhej të niste kjo ceremoni, pa fjalët e arta të Hymnit të Flamurit
Kombëtar, ceremoni dasme e cilësuar si “ngjarje kombëtare” dhe që kishte në
sfondin kryesor Stemën e Republikës, Flamurin Kombëtar, Bustin e Heroit Kombëtar,
“Rojen e Nderit” të Gardës Kombëtare, drejtues të Shtetit Shqiptar e për më
tepër, që zhvillohej në “Pallatin e Republikës”, ku bëhen pritjet zyrtare të
nivelit të lartë shtetëror?! Mungesa e këndimit të Himnit të Flamurit Kombëtar,
edhe pse ishte prezent Banda Muzikore Ceremoniale Shtetërore, nuk ishte
“pakujdesi”. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, propozimin për të mos futur si
element “Himin e Flamurit Kombëtar” në ceremoninë shtetërore të dasmës së nipit
të ish-Mbretit Ahmet Zogolli,  thuhet se e
ka bërë një deputet dhe politikan i lartë i “Rilindjes”, i cili ishte ngarkuar
nga kryeministri shqiptar, për të krijuar e garantuar kushte të plota dhe pa
incidente për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie, madje edhe duke u përkujdesur që
në listën e të ftuarve të mos futeshin as pasardhës të kundërshtarëve historik
politikë të ish-Mbretit Zog, konkretisht pasardhës të Avni Rustemit, Luigj
Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Riza Cerovës, Bajram Currit etj! Komisioni
organizator e ka pranuar këtë propozim si “shmangie incidentesh”, duke kuptuar
se edhe pas 77 vitesh nga arratia e ish-mbretit Zogolli, një nga strofat e Himnit
të Flamurit Kombëtar, do të ishte “hapje e një plage historike”, për faktin se
teksti i Himnit quan “tradhtar të Atdheut e Kombit”, çdo shqiptar që braktis
luftën për mbrojtjen e Atdheut, ku thuhet: “Prej lufte veç ai largohet/Që
është lindur tradhëtor/Kush është burrë nuk frikësohet/Por vdes, por vdes si
një dëshmor! Si veproi ish-Mbreti Ahmet Zogolli?
Më 7 prill 1939, ai u
largua bashkë me familjen dhe të besuarit e tij nga Shqipëria ngarkuar në
valixhe me thesarin (floririn) e shtetit Shqiptar, duke braktisur e lënë
atdheun dhe popullin, në mëshirën e pushtimit fashist!