Danaj/ Gruevski, pasardhës i Hitlerit, shqiptarët kanë vetëm një rrugë: bashkimin me Shqipërisë!

503
Dr. Koço Danaj, kryetari i Listës Shqipëria Natyrale në intervistën për “Telegraf” nxjerr dy përfundime, pas gjendjes që është krijuar në Maqedoni, pas skandalit të përgjimeve, si edhe incidentit në postën e policisë në Goshincë. Sipas zotit Danaj, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, aktualisht në Maqedoni kemi të bëjmë me një shtet të mirëfilltë policor. Zoti Danaj e krahason politikën e kryemininistrit Gruevski ndaj shqiptarëve si Adolf Hitleri. Dhe përfundimi i dytë që nxjerr Danaj, është se “bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe maqedonasve është krejtësisht e pamundur”. Ndaj zgjidhja e problemit, sipas Danaj, është vetëm shkëputja e shqiptarëve nga ai shtet dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë. Sipas zotit Danaj, politika shqiptare në Maqedoni, është ndarë më dysh. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të natyrshme, dmth, shkëputja e shqiptarëve, atëhere, zoti Danaj, pohon se në të ardhmen, do të rritet ndjenja e radikalizmit dhe do të ketë gjakderdhje në Maqedoni. 
-Zoti Danaj, cilat janë përfundimet që duhen nxjerrë nga përgjimet e bëra nga Gruevski në Maqedoni? 
– Pwrfundimi i parë: Aktualisht në Maqedoni kemi të bëjmë me një shtet të mirëfilltë policor. Aktualisht qeveria e Gruevskit nuk është as më shumë dhe as më pak, por një qeveri që ka vetëm një synim: Të ketë nën kontroll të plotë çdo gjë, çdo qelizë të shtetit e të pushtetit e veçanërisht kur vjen problem te shqiptarët, të ketë nën kontroll e të ushtrojë ndaj shqiptarëve po atë shovinizëm, po atë racizëm, po atë ksenofobi, që ka ushtruar edhe më përpara çdo lloj regjimi që i ka braktisur e i ka trajtuar shqiptarët si qënie e dorës së dytë. Duke analizuar qëndrimin ndaj shqiptarëve të Gruevskit dhe ministrave të tij, veçanërisht i ministres së Brendshme Jankulovska, është një qëndrim politik e shtetëror që ngjan si dy pika uji me politikën e Adolf Hitlerit ndaj hebrejve. Edhe Gruevski tani kopjon ato politika të shfarosjes ndaj shqiptarëve, të të adhuruarit të tij, Hitlerit. Mbështetja e projektit të Gruevskit ‘Shkupi 2014”, i cili jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt është konsideruar një projekt hitlerian. Pwrfundimi i dytë është që duket se bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe maqedonasve është krejtësisht e pamundur.
-Cila do të ishte zgjidhja e kësaj ekzistence të pamundur të shqiptarëve me maqedonasit?
– Shqiptarët duhet të gjejnë rrugën e tyre dhe në këtë situatë, që doli nga lista e përgjimeve. Duket se shqiptarët tashmë kanë vetëm një rrugë dhe nuk ka rrugë tjetër. Pra nuk ka edhe, edhe, por ka, ose, ose. Ose shqiptarët në Maqedoni, në trojet e tyre do të pranojnë të jenë “indianë’ dhe njerëz të egër e të trajtohen siç u trajtuan hebrejtë nëpër getot e nazistëve, ose duhet të kërkojnë atë që është më legjitimja dhe atë që është e drejta e tyre historike dhe reale. Që është bashkimi me trungun, nga i cili është shkëputur padrejtësisht. Ëshë bashkimi me Shqipërinë. E dyta. Shikoni çfarë ndodh. Megjithëse flitet për përgjime që kanë tronditur të gjithë jetën në Maqedoni, politike, sociale, që kanë përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike nw shtetin e brishtw, ndodh një fenomen i cili flet në favor të tezës së mësipërme. Ndërhyn Brukseli për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje dhe thërret në BE vetëm dy partitë maqedonase, të pushtetit e të opozitës. Kështu, edhe vete BE përjashton shqiptarët dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni nga zgjidhja e këtij problem që trondit themelet e këtij shteti.
– Ju si e shpjegoni këtë qëndrim përjashtues të BE ndaj shqiptarëve, si faktor politik në Maqedoni, nga zgjidhja e problemit?
– Po duket se edhe Brukseli ka akoma edhe reminishencat e qëndimeve raciste dhe ksenofobike ndaj shqiptarëve. Duket që edhe Brukseli, edhe segmentet e politikës atje, vazhdojnë ta konsiderojnë BE-në jo si një bashkim demokratik, por si një klub të krishterë, ndaj mbështet sllavët e krishterë, duke përjashtuar shqiptarët, të cilët i konsideron myslimanë. 
– A mund të ketë zgjidhje politike ngërçi në Maqedoni, duke përjashtuar shqiptarët, si faktor politik?
– Ka vetëm një zgjidhje. Faktori shqiptar tashmë ka vetëm një rrugë. Të kërkojë ndihmën e Tiranës dhe të shpallë shkëputjen nga shteti maqedonas, shtet me nuance të hapura nazi-fashiste dhe të bashkohet me Shqipërinë.
– Mos është e parakohshme kjo tezë që thoni?
– Përkundrazi jo vetëm që nuk është e parakohshme, por i ka kaluar koha. Tani çdo ditë e më tepër, jo që nuk është e parakohshme, por po humbet kohë me zgjidhje artificiale, të cilat vetëm do ta thellojnë krizën në Maqedoni dhe do t’i hapin rrugën veprimeve radikale nga ana e forcave shqiptare, siç ishte në rastet e fundit, e siç do të ketë raste të tjera, të cilat do ta radikalizojnë edhe më tepër situatën politike atje. 
– Si e vlerësoni thirrjen e kryetarit të opozitës maqedonase, për shqiptarët, që të bashkohen me atë e të rrëzojnë Gruevskin?
– Kjo nuk është zgjidhje e problemit politik në Maqedoni, sepse e keqja nuk është Gruevski si individ. E keqja është shovinizmi maqedonas, i cili nuk është e keqja se është Gruevski si individ. E keqja është shovinizmi maqedonas, që është edhe te LSDM e Zaevit, dikur e Branko Sevenkofskit, e dikur e Grigorovit. Pra këtu problemi shtrohet kështu: kemi të bëjmë me një shovinizëm brutal, siç është shovinizmi i Gruevskit ndaj shqiptarëve, apo me një shovinizëm të veshur me një pekt më modern, siç është shovinizmi i LSDM-sw. Pra, thelbi i shovinizmit maqedonas ndaj shqiptarëve nuk ndryshon. Ndryshon mbiemri. Shovinizmi mbetet një. Çdo tentativë për të mbajtur me zor, për të deklaruar, për të thënë që edhe mund të bashkëjetohet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, do të thotë luftë, do të thotë përgatitje e luftës për të nesërmen midis shqiptarëve dhe maqeonasve. Pra, ata që sot kërkojnë që të gjenden rrugët e bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ata në vend të pëllumbave të paqes, po hartojnë e përgatitin shigjetat e hartave të luftës. 
– Diplomacia e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, a ndihmon në zgjidhjen e problemit paqësisht në Maqedoni? A mbajnë qëndrimin e duhur diplomacia shqiptare?
– Deri tani qëndrimi i diplomacisë të dy shteteve shqiptare, përballë asaj që po ndodh në Maqedoni, pra, përballë shfaqjes brutale të këtij shovinizmi ndaj shqiptarëve, ka qënë i butë dhe në mjaft raste, inekzistent. Ata që duan luftë, ata do vazhdojnë me bisedime, do vazhdojnë me deklarata, që do të fshehin pregatitjet reale që bëhen për një konflikt të përgjakshëm në Maqedoni. 
– Faleminderit!
Sigal