Damian Gjiknuri/ Sekretari i Përgjithshëm i PS vijon turin e takimeve me kandidatët për drejtues vendorë. Ja të përzgjedhurit e fazës finale

212
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka vijuar turin me takimet në kuadër të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendorë në 61 Bashkitë e vendit. Gjiknuri është ndalur në Bashkinë e Mirditës dhe të Tropojës. Në takim kandidatët e përzgjedhur për fazën finale kanë paraqitur para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Mirditë platformat e tyre të kandidimit duke shpalosur idetë për një Parti Socialiste më përfaqësuese, më të fortë e më pranë qytetarëve. Në Bashkinë Mirditë janë përzgjedhur për në fazën finale 8 kandidatë të cilët janë Aleksandër Lusha, Edmond Karrica, Elona Baloj, Klodiana Deda, Mariana Prenga, Marie Nikolli, Ernuar Kolaj dhe Valmir Prenga. Takimet Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i ka ndalur edhe në Bashkinë Tropojë ku kandidatë të përzgjedhur për në fazën finale janë 11 prej tyre. Njëmbëdhjetë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Tropojë platformat e tyre të kandidimit Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Gjiknuri më herët ka ndalur turin në Lushnjë dhe në Peshkopi. Në Lushnjë janë dhjetë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Arjana Hoxha, Krenar Haxhiu, Ergest Krakulli, Erisa Qalliu, Panore Veliu, Artur Çobani, Astrit Xheka, Ornel Hyka, Denis Korreshi dhe Merjeme Dervishi, të cilët paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Lushnje platformat e tyre të kandidimit. Ndërsa në Peshkopi janë  8 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Agron Cara, Alma Selami, Bekim Krrashi, Daniel Gjura, Hysen Uka, Marsida Vishka, Ruzhdi Deda dhe Valentina Haliti, të cilët paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Dibër platformat e tyre të kandidimit.