Damian Gjiknuri: Qeveria po punon për të qenë pranë jush çdo ditë me atë që keni më shumë nevojë

125
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialsite Damian Gjiknuri është ndalur në një tjetër takim me banorët e Njësisë Administrative Mollas në Cërrik. Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit ka uruar banorët e zones, të cilët falë investimeve të qeverisë kanë mundur të kenë një rrjet ujësjellësi në zonë. “ Për herë të parë në njësinë Mollas është punuar për rrjetin e ujësjellës- kanalizimeve. Punimet kanë përfunduar, infrastruktura është bërë. Pastaj fshati të tjerat i bën edhe vetë se fushat po i mbillni. Që të kompletohet i gjithë sistemi kërkon ende shumë punë, por që së bashku do të arrijmë të bëjmë edhe shumë punë të tjera të mira në zonë.” Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PS në këtë takim. Në Njësinë Administrative Mollas, ka përfunduar ndërtimi i rrjetit të ri ujësjellës që u shërben 5800 banorëve.