Damian Gjiknuri: Partia Socialiste është alternativa më e mirë për ata që duan t’i bashkohen jetës politike

208
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka vijuar me takimet në qytete të ndryshme me Asamblenë e Zgjeruar të Bashkive Durrës, Fushë Arrëz, Peqin e Sarandë. Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit është ndaluar në këto qytete ku ka marrë pjesë në prezantimin e bërë nga kandidatët për drejtues vendorë në Bashkitë respektive. Në Bashkinë Durrës janë 4 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Edison Jonuzi, Lenada Gjika, Luan Zaza dhe Vilson Xhaferraj paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë platformat e tyre të kandidimit. Në Bashkinë Fushë Arrëz janë 4 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Ervin Doda, Petrit Marku, Klementin Syla dhe Valdete Uka paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë platformat e tyre të kandidimit. Gjatë takimeve Damian Gjiknuri u shpreh se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të treguar se Partia Socialiste e mban fjalën për të qenë më pranë qytetarëve dhe është një parti e hapur. Gjiknuri evidentoi se për të gjithë ata që duan t’i bashkohen jetës politike PS është alternativa më e mirë në vend. Turi i takimeve me prezantimet e kandidatëve para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë kanë vijuar edhe në Peqin e Sarandë. Ku anëtarët e komisioneve janë njohur me platformat e kandidatëve.