Damian Gjiknuri: Në janar shpallet fituesi i Auto Moto Park në Elbasan

136
Sigal

Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. Lajmin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë socialiste, Damian Gjiknuri, përmes një postimi në rrjetet sociale, sipas të cilit 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar. Sipas Drejtuesit Politik të Qarkut të Elbasanit, Gjiknuri, investimi do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilave. Numri 2 i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri thekson se fituesi i konkursit do të dalë më janar 2023. “Ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania”, shkruan ndër të tjera Gjiknuri.