Damian Gjiknuri: LANÇ renditi Shqipërinë në anën e duhur të historisë

103
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka publikuar foto nga ceremonia ku u zhvilluan homazhe në nder të të rënëve për liri. Damian Gjiknuri i cili është njëherësh edhe Drejtuesi politik i Qarkut ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale momentet më të rëndësishme të ceremonisë në disa qytete si Elbasani, Librazhdi, Cërriku e Gramshi. Në një nga publikimet e tij Gjiknuri shkruan “përulemi me nderim ndaj të rënëve për liri. “Në këtë datë që shenjon 78 – vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë përulemi me nderim ndaj të gjithë atyre, që luftuan e dhanë jetën për çlirimin e vendit. Lufta Antifashiste Nacional-çlirimtare e popullit shqiptar e renditi Shqipërinë në anën e duhur të historisë përkrah aleatëve anglo-amerikanë”- ka deklaruar Gjiknuri, ndërsa nderime në Varrezat e Dëshmorëve janë kryer nga socialitët në të gjithë Bashkitë e vendit.