Dalja e opozitës nga kriza / Arben Ristani: Basha dhe Rama janë misionarë në shkatërrimin e PD

179
Sigal

Basha në bashkëpunim me Ramën e ka mision shkatërrimin e PD

Arben Ristani, Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani u shpreh se fluksi i firmave të mbledhura nga delegatët e PD për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit është interesi i shqiptarëve për një opozitë më të fortë. Sipas tij, qytetarët duan një opozitë alternativë të pushtetit, për një mundësi që shqiptarët duhet ta kenë për të përmbysur narko-shtetin apo regjimin e Ramës.

Demokracia parashikon një rrugë të mbledhjes së Kuvendit nëpërmjet vetë anëtarësisë. Është kjo rruga që është e shkruar në statut dhe është ndjekur në këtë rast, kur janë mbledhur mbi 4000 firma

“Institucioni më i lartë i PD është Këshilli Kombëtar. Atëherë është dorëzuar në zyrat e Këshillit të lartë Kombëtar, organi i dytë më i lartë kur Kuvendi nuk është i mbledhur. E gjitha kjo bëhet sepse ata kanë frikë nga mbledhja e këtij Kuvendi dhe është e qartë, prandaj u sajua dhe gjoja një mbledhje e një Kuvendi tjetër në një datë tjetër. Basha në bashkëpunim me Ramën e ka mision shkatërrimin e Partisë Demokratike. Në funksion të misionit që ka po bën të gjitha këto veprime në mënyrë që jo vetëm ta bëjë qesharake këtë iniciativë kaq të madhe të demokratëve por edhe të përfitojë sa mundet nga situata”, u shpreh Ristani. “E vërteta është që ky regjim për të siguruar mbijetesën e vet ka mundur të kapë opozitën dhe ta mbajë atë peng nëpërmjet kryetarit Basha, i cili brenda PD-së është sjellë si një autokat duke asgjësuar demokracinë e brendshme, votën e lirë, institucionet e zgjedhura dhe për këto arsye lindi si nevojë brenda PD për të zgjidhur hallet që kemi me këtë autokrat në krye të PD. Demokracia parashikon një rrugë të mbledhjes së Kuvendit nëpërmjet vetë anëtarësisë. Është kjo rruga që është e shkruar në statut dhe është ndjekur në këtë rast, kur janë mbledhur mbi 4000 firma”, vijoi Ristani. Ai tha se kushdo që është i interesuar mund të bëjë një kontroll mbi firmat.  “Nga kushdo që ka dyshim nëse janë apo nuk janë. Nuk ka një zyrë të veçantë protokolli në PD, është vetëm zyra e kryetarit apo sekretarja e kryetarit e cila mban një regjistër protokolli”.Ristani vijoi të sqaronte se kur anëtarësia ka konflikt me drejtuesin ose kryetarin dhe ajo vetë mblidhet në këtë rast është dorëzuar kërkesa, firmat tek institucioni tjetër që vjen direkt pas Kuvendit.

 

Demokracia parashikon një rrugë të mbledhjes së Kuvendit nëpërmjet vetë anëtarësisë. Është kjo rruga që është e shkruar në statut dhe është ndjekur në këtë rast, kur janë mbledhur mbi 4000 firma