Dalin mesazhet. Kryebashkiaku i PS: Të gjithë nga 4 veta në miting me Ramën

592
Sigal

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka publikuar mesazhet në WhatsApp ku kryetari i Bashkisë në Maliq, Gëzim Topçiu, i cili kërkon mandatin e 6-të, u kërkon pjesëmarrësve, kryesisht punonjës administrate, të sigurojnë nga katër vetë për familje në mitingun e Edi Ramës, duke i kërcënuar me vendin e punës.

“Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona!

Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjoba dhe familjaret me buken e gojës”,-shkruan Salianji.

Gjithashtu ai ka publikuar dhe një video nga mitingu, ku dhe pse janë detyruar të vijnë, sërish ka karrige bosh.

Rama flet me vete! Pavarësisht kërcenimeve ndaj administratës populli e ka braktisur, karriget bosh me momentin që flet Rama në Maliq!

Gepostet von Ervin Salianji am Sonntag, 16. Juni 2019