Dakordimi për mos bërë zgjedhje në verë, Patozi ironizon: Në vjeshtë tamam, që t’i shtyjmë dhe nja 3 herë nga inati i Ramës

296
Sigal

Kreu i BD, Astrit Patozi ka ironizuar me dakordësinë e palëve në Reformën Zgjedhore për të zvogëluar periudhën zgjedhore dhe për mos kryer më zgjedhje në verë për shkak të sezonit turistik.

Patozi thotë se në vjeshtë është tamam, që zgjedhjet të shtyhen dhe nja 3 herë për inat të Ramës.

Madje kreu i Bindjes Demokratike thotë me ironi se Reforma paska ecur goxha me këtë dakordësi.

STATUSI NGA ASTRIT PATOZI

LAJME TË MIRA SOT…

Lajme shumë të mira sot. Paska ecur goxha përpara reforma.
Zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia.
Në vjeshtë, po që është tamam, se me këtë rast i shtyjmë edhe nja tre muaj të tjerë votimet, nga inati i Edi Ramës.