Çollaku-Veliajt: Po na rilind ditën e Enverit

501
Demokrati Kreshnik Çollaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj për pastrimin e Tiranës. Sipas Çollakut, edhe opozita është e interesuar për mbajtjen pastër të kryeqytetit dhe ky nuk është lajm. Ndërsa, është shprehur se pastrimi i Tiranës nuk mund “të realizohet me aksione si në kohën e Enver Hoxhës”. “Që Tirana duhet të mbahet pastër kjo nuk ka asnjë diskutim. Që shqetësimi i kryebashkiakut për pastërtinë e qytetit është i njëjtë dhe me atë të opozitës,dhe ky nuk është ndonjë lajm. Por vetëbesimi naiv ose propagandistik i kryebashkiakut se kjo realizohet me aksion vullnetar..(duke na rilindur ditën e Enverit)…është si të besojmë në sloganin enverist se “Diktatura e Proletariatit është Demokracia më e gjerë” !!!”, ka shkruar Çollaku në Facebook.
Sigal