CMG: Tre pyetje mbi epideminë për të cilat ShBA-ja duhet t’i përgjigjet botës

344
Sigal

Kohët e fundit, një pjesë e politikanëve amerikanë e kanë quajtur koronavirusin e ri si “virusi kinez”, duke shkaktuar kritikë nga bashkësia ndërkombëtare. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) ka publikuar një koment, në të cilin thuhet se burimi i virusit është një çështje shkencore dhe shkenca kërkon prova. Ditët e fundit, Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri” të Italisë, u shpreh në një intervistë se ai mendon që, para fillimit të epidemisë në Kinë, koronavirusi filloi të përhapet në pjesën veriore të Italisë.

Gazetarja e “Sky News” Amanda Walker vuri në dukje se, nëse miliona amerikanë vdesin, do të jetë përgjegjesia e presidentit. Emërtimi “virusi kinez” është një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë.

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) komenton se, megjithëse politikanët amerikanë bërtasin me zë të lartë, ata s’mund t’i ikin përgjegjësisë, madje kanë treguar dobësitë e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në ShBA.

Më 20 mars, kryeministri australian Scott Morrison u shpreh në një intervistë se 80 % e rasteve të reja të infektimit në Australi janë nga jashtë vendit ose kanë lidhje me njerëzit që janë kthyer nga jashtë. Ndër ta, pjesa dërrmuese është nga ShBA-ja.

Në kohën që gjithnjë e shumë dyshime po dalin lidhur me ShBA-në, në komentin e CMG-së bëhen tre pyetje për ShBA-në, lidhur me të cilat qeveria amerikane duhet ta sqarojë publikun dhe duhet t’i përgjigjet botës.

Së pari, drejtori i Qendrës të Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së Robert Redfield pohoi se një pjesë e atyre që u cilësuan si të vdekur nga gripi, në fakt kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri. Sa të vdekur janë nga koronavirusi në mbi 20 mijë të vdekur me grip? A ka mundësi që ShBA-ja të fshehë pas gripit situatën e vërtetë të koronavirusit?

/

Pyetja e dyta: Pse u mbyll në korrikun e vitit 2019 baza e armëve biokimike në Font Detrick të shtetit Merilend, qendra më e madhe e studimit të armëve biokimike të ushtrisë amerikane. Pas mbylljes së saj, në ShBA filloi të ketë raste të pneumonisë. Autoritetet thanë se këto raste ishin nga cigaret elektronike, por shkencëtarët kanë vënë në dukje se cigaret elektronike s’mund të shpjegojnë simptomat e tyre. Njëkohësisht, gripi H1N1 filloi të përhapet në ShBA. Në tetorin e vitit 2019 shumë institucione amerikane organizuan stërvitjen mbi epideminë globale me emrin “Event 201”. Në dhjetorin e vitit 2019, ndodhi rasti i parë i sëmundjes me koronavirusin e ri. Në shkurtin e vitit 2020, epidemia e koronavirusit u përhap në mbarë botën. Sipas linjës kronologjike, ndodhja e këtyre rasteve është e çuditshme. A kanë lidhje ato me njëra-tjetrën apo jo?

Pyetja e tretë: Pse në mesin e shkurtit qeveria amerikane e nënvlerësoi epideminë, por shumë anëtarë të Komisionit të Zbulimit të Senatit shitën aksionet e tyre në bursë?

Koha dhe jeta janë të pakthyeshme. Një pjesë e politikanëve amerikanë duhet të zgjohen, përndryshe do të paguajnë një kosto të lartë, e mbyll CMG-ja komentin e vet. (Çang Çuo)/CRI.online