Ditën e sotme, deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha në një prononcim ditën e sotme, se ata do të shkojnë në Parlament, që të mërzisin Ramën.
Pas kësaj deklarate me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar dhe gazetari Çim Peka, i cili tha se, “Një opozitë që premton ta mërzisë Ramën dhe jo ta mund, nuk është opozitë”.
Reagimi i plotë i Çim Pekës:
Gjekmarkaj padyshim zë intelektual brenda grupit të PD. Gjekmarkaj paska thënë: “Ne do shkojmë në Parlament që të mërzisim Ramen”. Unë po i them Agronit: “Një opozitë që premton ta mërzisë Ramën dhe jo ta mund, nuk është opozitë”. Kaq per sot!