Çfarë deklaruan pas takimit me Palmer, Basha e Kryemadhi

469
Sigal

Kanë përfunduar takimet e zyrtarit amerikan, Palmer dhe krerëve të opozitës së bashkuar, Basha e Kryemadhi.

Basha e priti i pari Palmerin në zyrën e tij në një takim që zgjati rreth 60 minuta dhe që u mbajt me dyer të mbyllura.

Në fund të takimit, Basha, shkroi në “Twitter” se për çfarë ishte diskutuar në takim.

Çfarë deklaroi Basha

“Bisedë e hapur dhe konstruktive me Mattheë Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykates së Lartë, pandeshkueshmeria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike.

Perkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen si rruga e vetme për stabilitet dhe Shqipërinë në BE”.

Më pas, Palmer shkoi në zyrën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi. Në përfundim të takimit, që zgjati rreth 70 minuta, Kryemadhi  tha se palët kishin diskutuar për situatën politike në vend ndërsa theksoi se hallet e shqiptarëve duen zgjidhur nga vetë shqiptarët.

Çfarë deklaroi Kryemadhi

“Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar.

Shqipëria e ka vendin në BE. Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin. Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.”