“Çështja Toyota Yaris”, Berisha- Bashës: Ndave apo jo para me Taulant Ballën?

194
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Lulzim Bashës që të sqarojë pozicionin e tij për çështjen e parave që u gjetën në “Toyota Yaris”. Nga Burreli ku zhvilloi “Foltoren” e radhës, Berisha pyeti Bashën nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Balllën për çështjen e “Toyota Yaris”.

“Meqë jam sot këtu para jush do ti kthej një përgjigje. 3-5ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha nëse Edi Rama thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty Toyta Yaris, por është e vërtetë që e mban peng me atë.

Prandaj peng Basha, dil dhe sqaro aferën e Toyta Yaris, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën me atë aferë. Doli në Parlament tha se të shtunën do të vijnë Toyota Yaris me miliona Euro. I thashë ku e dije, më tha që kishte informacione. Euro erdhën por nuk u kthyen. Prisni, prisni….

Tani Eurot nuk u kthyen mbrapsht, por erdhën direkt në Durrës, erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha u fshihet. Rama të mban peng dhe unë të kërkoj transparencë dhe demokratët duan transparencë”, tha Berisha.