“Çështja ‘Tahiri’ kushti kryesor për integrimin”, kryeministri Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

368
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se çështja “Tahiri” do të jetë kusht kryesor për integrimin europian të vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar për lidhje me krimin.
“Tahiri të kërcënoi, solli Gazin në mesnatë. Ndërsa ju çuat Brahon tek Qato. Këto lidhje të tuat me krimit, i ke nga unë apo nga vetja jote? Unë po t’i shtoj këto? Çështja Tahiri do të jetë kusht kryesor për integrimin. Kur na e thonë ne opozitës, ju garantoj se atij ia thonë tre herë më shumë. Po pse e mban Tahirin ai? Sepse mban veten e tij. Çështja “Habilaj” është tjetër gjë, por dosja “Xibraka” është shumë e madhe. Olsi Rama ka lëvizur 5 herë me makinën e transportit të kokainës. Je aq i zhytur sa s’të mbron dot njeri”, tha Berisha.
Fill pas kësaj, vendin në foltore e ka zënë kreu i Qeverisë, Edi Rama, i cili i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha sa i takon dosjes “Tahiri” dhe dosjes “Xibraka”.
Në përgjigje, kryeministri Rama tha se pengesë për integrimin e vendit, është qëndrimi i opozitës, e cila sipas tij, po “nxin” imazhin e Shqipërisë.
“Të jesh i sigurtë që kur akuzon pa fakt, o i ke bërë, o i aludon. Dhe kaq mund të them sa herë ti merr nëpër gojë librin e shtëpisë të kundërshtarëve të tu. O i ke bërë vetë, dhe mendon se të gjithë janë si ty, o të shkon mendja t’i bësh vetë. Se një burrë sa ty, ç’rëndësi ka sa je, se ti nuk ke moshë, merr nëpër gojë çdo njeri që i del para. Kjo është punë për ty, nuk merrem me akuzat e tua.
Fole për partnerët europiane, dhe the se çfarë na thonë ne ata. E di çfarë thonë ata. Thotë diçka për të cilën mua më vjen shumë zor, më thonë “Nuk mund ta duam ne Shqipërinë, më shumë sesa e do opozita juaj. Më thonë si është e mundur që opozita juaj nuk e kupton situatën në të cilën ndodhet vendi, dhe nuk jep asnjë kontribut”, tha kryeministri Rama.
Sigal