Çështja “Kokëdhima”, Kushtetuesja mbyll seancën, vendimi në internet

439
Ka shkelur apo jo kushtetutën gjatë ushtrimit të mandatit si deputet i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima do të vendoset nga 9 anëtarët e Gjjykatës Kushtetuese. Gjykata mbylli seancën e gjykimit këtë të hënë, duke administruar provat dhe pretendimet e palëve ndërsa njoftoi se vendimi do të bëhet publik në faqen e internetit.
Përfaqësuesi i PD-s Ivi Kaso deklaroi se shkeljet e deputetit Kokëdhima janë të faktuar në 150 raste. 
“Nga gusht 2014 kemi bere publike qe koci Kokëdhima ka terhequr 150 herë fonde publike me kompanin private. Rasti Kokëdhima është me i rëndë se rasti Beqaj. Mazhoranca dhe depuetete e saj vendosen t’i fshehin Gjykatës rastin e Kokëdhimës”-tha Kaso
Për përfaqësuesin e parlamentit kjo çështje si takon Gjjykatës Kushtetuese pasi parlamenti ka marrë një vendim
“Gjykata Kushtetuese s’ka juridikson për të shqyrtuar kërkesën e 1/5 së deputetëve kjo pasi kuvendi ka vendosur që të mos e dërgojë këtë çështje në Gjykatë”-tha Brati
.
Vetë deputeti Kokëdhima nuk ishte i pranishëm në seancë, po nëpërmjet avokatit kërkoi rrëzimin e kërkesës.
Çfarë ndodh me mandatin e deputetit në këtë situatë?
Në rast se legjitimohet kërkesa e 1/5 të deputetëve të Opozitës për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për interpretim të mandatit të deputetit, atëherë ky proçes do të kaloj në gjykim themeli me disa seanca deri në një vendim të formës së prerë.
Me një vendim për rrëzimin e kësaj kërkese, atëherë mbetet në fuqi vendmi i parlamentit që vendosi mos heqjen e mandatit të Kokëdhimës. Por nuk përjashtohet mundësia e legjitimimit të palëve dhe rikthimi i çështjes në parlament duke shfuqizuar vendimin e parlamentit të disa muajve më parë.
Opozita kërkoi heqien e mandatit të deputetit Kokëdhima në parlament për shkelje të kushtetutës me arguementet se deputeti si pronar i një kompanie internet ka fituar para publike, ndërsa kjo kërkesë tashmë ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese. 
Sigal