Çështja e detit në Hagë, ish-ministrja e LSI: Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra

231
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku çështja do të shkojë në Gjykata e Hagës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjosha theksoi se dërgimi i çështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve.

Mes të tjerash, Gjosha pohoi se sot qytetarët panë një kryeministër me dy fytyra, që herë sipas saj ushtron presion ndaj Greqisë siç bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj.

REAGIMI I GJOSHËS

Dërgimi i cështjes së detit në Hagë, nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur! Pyetja ime për Kryeministrin është: Çfarë është diskutuar për cështjen e detit dhe ku ka çaluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën!

Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë siç bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj. Nuk e di nëse është pozicioni i Ministrit të Jashtëm ky i sotmi, por që realisht tregon një mungesë koherence dhe vazhdimësie në politikën e jashtme.

U mundua të hiqte vëmendjen e çështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin!