Ceremonia e dekorimit të ish-Presidentit Meidani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

250
Sigal

Ceremonia e vlerësimit të ish-Presidentit të Republikës, Prof.Dr. Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Ilir Meta, ka zgjedhur të vlerësojë sot në 76 vjetorin e lindjes, ish-presidentin Rexhep Meidani. Dekorata do të jetë për përgjegjësitë e larta që ka treguar Mejdani si president.

Me këtë dekoratë ka vlerësuar edhe mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit.