Celibashi njofton nisjen e procesit të numërimit në 4 KZAZ në Tiranë

191
Sigal

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi, pas vizitës në shkollën ‘Vasil Shanto’, tani ndodhet tek “Shkolla e kuqe” për të parë nga afër procesin e numërimit.

Siaps Celibashit, tashmë në kryeqytet ka nisur numërimi për katër KZAZ. Sipas tij procesi deri tani është duke shkuar mirë.

“Ka nisur procesi i numërimit në katër KZAZ. Mendoj që procesi i dorëzimit të bazës ka shkuar shumë mirë. Nuk kemi raportua incidente. Edhe procesi i numërimit do të shkojë mirë. Rezultatin mbi pjesëmarrjen do ta kemi pasi të kemi marrë të gjitha informacionet. Numërimi duket mirë deri tani,” theksoi ai.