Çdo gjë gati, qeveria italiane miraton marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët

23
Sigal

Këshilli i ministrave në Itali i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për transferimin e refugjatëve në Shëngjin.

Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.

Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit.