Cara: Tërheqja e BE nga porti i Durrësit, lajm shumë i keq! Ramën po e lëshon Europa

118
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Igli Cara, vendimin e Bashkimit Europian për anulimin e grantit prej 28 milionë euro për portin e Durrësit, prej rezervave për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare, e sheh si një lajm shumë të keq.

Në një emision, Cara tha se që të anulosh 28 milionë euro investim për kalatën 1 dhe 2 të portit të Durrësit, është kthim mbas.

Sipas tij, kjo vjen në vazhdën e asaj që ka ndodhur këtë periudhë, pas vendimit të parlamentit në dhjetor të vitit 2020, për të ndryshuar ligjin për portin e Durrësit.

“Gënjyen se do të ketë investime prej 2.1 miliardë euro. BE po monitoron këtë proces se kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit se asgjë nuk mund të jepet në kundërshtim me nenin 1 dhe 6.

Porti i Durrësiti i është dhënë pa konkurrim dhe pa garë një firme. Përveç Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e NATO-s janë shprehur kundër.

Do hapet tender dhe për portin e ri të Durrësit, pyetja është kush e financon? Pyetja është retorike se kanë deklaruar se do e financojnë me paratë e buxhetit, dhe Autoritetit Portual dhe mund të merret dhe kredi.

Dhe që porti i ri të financohet nga paratë e shqiptarëve është diçka shumë e rëndë. Ne po e falim portin e Durrësit veç për interesa të zotit Rama dhe miqve të tij.

Do më pëlqente që porti i Durrësit të kthehej në marinë detare se do ishte port turistik. Bëhet fjalë për 2.1 miliardë euro që kanë deklaruar. Pas kësaj fshihet gjithë projekti që është në ndërtim.

Për ndërtimet flet gjithmonë drejtori i portit të Durrësit dhe drejtues në Tiranë, a thua se zëra të tjerë në Durrës nuk ekzistojnë.

Si ka mundësi që një investitor quhet strategjik, kur do hedhë 146 milionë dollarë të ndarë në një pjesë. Kaq para mund t’i hidhte dhe një kompani shqiptare.

Aty është falur 7% që duhet ta merrte bashkia e Durrësit, që është taksa e infrastrukturës. Ku e gjen të drejtën të falësh ato taksa që janë për qytetarët e bashkisë Durrës.

Nëse kemi mbi 12 mijë apartamente, 33% i takon bashkisë. Këto 4 mijë apartamente le t’ia japë bashkisë së Durrësit. Se na takon 33% e ndërtimit.

Si mundet që një Kryeministër të bëj një ligj të tillë ku kuptohet qartë se e gjithë gjëja është thjesht dhe vetëm për përfitime të kësaj kompanie. Ka thënë se kushdo të blejë të këto kompani mund të marrin kredi tek bankat e nivelit të dytë.

Pse duhet të investohet kaq shumë Kryeministri që të blejnë apartamente qytetarët te Alabar? Gjithçka e bën për interesin e vetë! Rama me këtë projekt që po ngutet kaq shpejt, çfarë e ngut… data 6 dhjetor apo tërheqja e 28 milionë euro për portin e Durrësit?

Se BE po e lëshon, dhe po i bën të qartë se nuk je transparent dhe nuk të lidh asgjë me BE.

Nuk ka nevojë që Durrësi të quhet Dubai i Ballkanit, ka emrin e vetë. Bëhet fjalë për një marrëveshje personale të Ramës.”

Cara shtoi më tej se Bashkimi Europian ka investuar se e ka parë portin e Durrësit dhe strategjik dhe se kur e sheh që qeveria ka ndërruar kah, tërhiqet.

“Do më pëlqente që dhe ndonjë deputet i majtë ta bënte këtë. Madje ish-ministri Lleshaj shkonte më tej se porti i Durrësit do shkojë për pastrim parash.

BE ka dyshime të forta dhe kjo përkthehet në ndërprerje investimesh.

Në Gjykatën Kushtetuese ne kemi dërguar ligjin bazë, që godasim atë që është kundër konventave dhe marrëveshjen me BE ku kërkon të hysh do të thotë se asgjë publike nuk jepet pa garë.

Të falësh pasuri publike dhe mos ta dish kujt ia ke dhënë, kjo është shumë e rëndë. Shpresoj që së shpejti ky parlament apo ai që do vijë, të vërë një nga pikat se asgjë në Shqipëri nuk duhet të jetë e fshehtë.

Gjërat duhet të parandalohen me ligj, nuk mund të lihen për interpretim.

Janë gjashtë emra po të familjes Alabar, që nuk është çudi që me që janë të familjes, me kohë, do të shiten aksionet e tyre me vlera qesharake përfaqësuesve të tjerë.”

Teksa PD ka denoncuar atë që është quajtur darka e Nusretit, ku mes të pranishmëve ishte dhe biznesmeni i njohur Samir Mane, nëse ai është i përfshirë në projekt, Cara tha se ka dëgjuar se mund të jetë pas kësaj afere, por nuk ka fakte.

“Ky është një projekt i ulur në tavolinat e ngushta të Ramës. Gjithçka bëhet nga Tirana, nuk ka fare marrje vendimi nga Durrësi dhe nuk ka pasur as studim fizibilitetit.

Si mund të bësh një ligj pa kuptuar fillimisht nëse kemi apo jo interes ta bëjmë. Një projekt kaq i madh pa studim fizibiliteti bëhet?”