Cara, Ndreu dhe Marto, deputetë të PS-së, kundër variantit të reformës territoriale.

451
Sigal

Përveç  Andrea Martos, i cili e ka shprehur më parë refuzimin e tij për projektin, sot janë deklaruar kundër edhe Parid Cara dhe Pjerin Ndreu, secili për zonat e veta elektorale. Në një mesazh në Fb, Cara shkruan: “Harta e re e propozuar për ndarjen e territorit të Kavajës nuk ka marrë formë përfundimtare. Po nëse vendoset për versionin ku zona e Kryevidhit nuk do të jetë në administrimin e Kavajës, siç ka qënë dekada me rradhë, atëherë, në cilësinë e deputetit të zonës do të ndërmarrë hapa konkrete për ndryshimin e kësaj situate. Kjo zonë është e lidhur me Kavajën si nga pikëpamja historike ashtu edhe nga traditat dhe kultura, ndaj do përpiqem megjithë forcën që më jep ligji që të vë në vend këtë padrejtësi që po i bëhet qytetit tonë. Në mbështetje të Carës ka dalë edhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili shkruan: “Mbështes deputetin e Kavajës, Parid Cara, në të drejtën e tij për të ndalur ndarjen territoriale në dhurata e qoka, të dëmshme për interesat e komunitetit. Asnjë nuk ka marrë mendim as për zonën time elektorale, meqë ra fjala,”- shton Ndreu.

 Territorjalja”, Kokëdhima: Bëjnë ndarje mbi baza etnike dhe fetare

Në një postim në rrjetin social facebook, Kokëdhima shkruan se tensioni i deklaratave nuk është fare surprizë pasi interesa të caktuara u përpoqën të kushtëzojnë kufizimin e territorit të Himarës. “Reforma territoriale ka një rëndësi shumë të madhe . Ajo do ta shpëtojë popullin e Shqipërisë nga kjo situatë shumë e keqe e qeverisjes vendore. Në këto momente të reformës territoriale tensioni i deklaratave nuk është fare surprizë. Interesa të caktuara u përpoqën të kushtëzojnë kufizimin e territorit të Himarës, me pretendimin absurd dhe të gënjeshtërt se Himara jetohet nga minoritarë grekë. Përfaqësuesit e këtyre interesave e ngatërruan reformën me ambicien për më shumë territore në një ndarje administrative mbi baza etnike e fetare! Ata kërkojnë një bashki të madhe të minoritetit grek në zonën e Vurgut dhe një bashki të vogël për himariotët. Himara është një nga trevat shqiptare me historinë më të lavdishme, që e ka paguar lirinë e saj në shekuj aq shtrenjtë sa askush tjetër. Zgjerimi i saj drejt Lukovës e Vranishtit është në përputhje të plotë me parimet e reformës territoriale, por edhe me historinë dhe kulturën e kësaj treve. Kjo histori, kjo kulturë dhe identiteti i kësaj krahine nuk mund të ç’ bëhet as me pensionet greke të tranzicionit shqiptar dhe as me deklarata të gabuara apo keqdashëse. Shumica dërrmuese e himariotëve jam i sigurt se do të ndjehen më pak të provokuar pas kësaj reforme territoriale. Himariotët e dinë shumë mirë çfarë janë, nga vijnë dhe ku shkojnë.”  -citon në fjalën e tij Kokëdhima. Sipas deputetit Kokëdhima, Ministrit Çuçi, i duhet ende punë për të negociuar zgjidhjet funksionale që ai dhe Komisioni i Reformës kanë realizuar për Delvinën, Sarandën, Konispolin dhe bashkinë e minoritetit.