Cakaj i atribuon vetes titull/ Berisha: Velina e Ramës

474
Sigal

Një program i konferencës “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor” u bë viral në rrjetet sociale.

Kjo për shkak se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj do të flasë i vetëm në të katër sesionet e konferencës.

Për më tepër, në njofitm thuhet se Cakaj ka titullin SH.T.Z, një titull që i shkon zakonisht Presidentit apo Kryeministrit.

Këtë parodi e ka denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“E papërsëritshme! Ky është njeriu që do kryesojë OSBE-në.

Sugari apo siç po e thërrasin me nuanca më erotike, Velina e Rames apo çakalli i Baton Stanishiqit organizon konferencë gjatë të cilës folës do jetë vetëm një, dhe ky folës do të flasë katër herë dhe nuk mund të jete askush tjetër mbi tokë përveç atij, Genti Cakaj! Kampion në marrëzi!” shkruan Berisha.