Caka zbulon skandalin se si LSI u kërcënua të votojë kryetarin e PS në Skrapar

711
Disa prej këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Bashkinë e Skraparit, votuan për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe.
Në një reagim pas këtij votimi, deputetja e LSI-së, Silva Caka hedh akuza të forta ndaj deputetit socialist të Skraparit Adnor Shameti. Sipas saj, ai i ka kërcënuar këshilltarët që të votojnë për Gorçen në krye të Këshillit Bashkiak. 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja thotë se Adnor Shameti, i cili ka qenë pronar i universitetit privat “Justiani”, të mbyllur në kuadër të reformës në drejtësi, i ndryshon orientimet e tij sipas interesave personale.
“Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit. Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, – shkruan Caka. 
Sigal