Caka: Deklarata skandaloze e Ministres së Shëndetësisë në seancën e sotme plenare, flet hapur për mbizotërimin e ligjit të xhunglës

240
Nga Silva Caka
Kë do vrasësh Ogerta?!
Deklarata skandaloze e Ministres së Shëndetësisë në seancën e sotme plenare, flet hapur për mbizotërimin e ligjit të xhunglës, i cili ka kohë që e karakterizon qeverisjen e Rilindjes.
Manastirliu nuk ndryshon aspak nga shefi i saj, i cili para pak kohësh deklaroi se ”kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit”, se shteti nuk ka çfarë iu bën!?
Thirrjet e saj duhet të hetohen nga SPAK-u, pasi inkurajojnë vrasjen e qytetarëve!
Pasi reklamoi arritjet e shëndetësisë rilindase, Ministrja lëshoi bombën duke thënë se ”nëse spitalet do të mbingarkohen, do t’u duhet të përzgjedhin se kë do të trajtojnë”!?
Skandaloze!!
Mbi ç’kritere do t’i përzgjedhë Ministrja? Me teserë partie? Me urdhër nga shefi? Apo me lekë nën dorë?
E dëgjon veten kur flet Ministrja, apo nuk do t’ia dijë fare, sepse ata që do t’i lënë pa trajtuar nuk do jenë familjarë, të njohur apo të afërm të saj?
Nëse do kishe vërtet arritje në shëndetësi Ministre, nuk do kishe mbingarkesë në Infektiv, Senatorium, apo spitalet e destinuara për Covid-19. Nëse do kishit investuar vërtet kaq shumë, qytetarëve do t’iu jepej mundësia të trajtoheshin në çdo spital rajonal, por dil ndonjëherë nga Tirana zonjë dhe do kuptosh që spitalet rajonale i ke varrezë!
Me këtë deklaratë që bëre sot, minimumi do ishte dorëheqja jote, se maksimumi do ngelej në dorë të qytetarëve, të cilëve, bazuar në këtë deklaratë, iu lind e drejta për të përzgjedhur nëse do të t’a falin jetën apo jo!
Ç’të mbjellësh, do korrësh Ministre!
Sigal