Byroja e Hetimit, qeveria miraton draftin: Do të varet nga policia

499
Byroja Kombëtare e hetimit u miratua nga Këshilli i Ministrave si një organ i ri që ngrihet për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe funksionarëve të lartë të administratës në vend.
Sipas variantit të miratuar në qeveri Byroja Kombëtare e hetimit do të jetë në varësi të Drejtorit të Policisë së Shtetit, por ndryshe nga projektligji i parë që u rrëzua hetimet penale do t’i kryejë Prokurori i Përgjithshëm përmes një grupi prokurorësh që do të ngreje.
Gjithashtu, emërimi i Drejtuesit të Byrojsë do të jëtë kompetencë e Ministrit të Brndshëm, por duhet të ketë pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Drafti i përpunuar gjatë muajve të fundit pas kthimit nga Gjykata Kushtetuese të variantit të mëparshëm të ligjit, sipas burime të Ora News është hartuar në bashkëpunim me OPDAT, ka mbështetjen e SHBA dhe është dhënë pëlqim edhe nga kreu i opozitës.
Javën e kaluar në Kuvend opozita dhe shumica u përplasën pikërisht për miratimin e këtij drafti por Kryeministri Rama u shpreh se Byroja është pjesë e reformës në Drejtësi që po kryhet nga Komisioni i posacëm Parlamentar.
Kryetari i PD Basha kërkoi me ngulm votimin në qeveri të draftit të Byrosë, duke akuzuar Ramën se po pengonte ngritjen e Byrosë së Hetimit.
Miratimi i këtij projektligji në Kuvend kërkon shumicë të cilësuar prej 3/5 meqenëse është ligj organik dhe mbetet për tu parë nëse maxhoranca do të jetë solide me 84 votat e nevojshme për ta kaluar.
Sigal