Bylykbashi- Vasili: Qeveria të reflektojë për kërkesat tona

62

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklaruan se opozita ka bërë propozimet e saj dhe tashmë i takon qeverisë të reflektojë.

Mbledhja është mbyllur pa marrëveshje. Diskutimet dhe negociatat pritet të vijojnë ditën e nesërme.

“Pavarësisht se ne bëmë propozimet dhe lëshimet tona, qeveria nuk ishte gati për konsensus. Ne kemi bërë koncesionet tona, por PS nuk qe në gjendje të hiqte dorë nga ato që njihen si privilegje të qeverisë në procesin zgjedhor”,- tha Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat.