Bylykbashi: PD dorëzoi në Kuvend ligjin për dekriminalizimin

421
Sot Partia Demokratike paraqiti zyrtarisht në Kuvend ligjin e po‎saçëm për dekriminalizimin.
Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen.
Ky veprim konkretizon aksionin dy-vjeçar moral dhe politik te Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marreveshje me krerët e kësaj mazhorance.
Ligji që depozituam në Kuvend është në përputhje me modelet më të mira europiane dhe botërore si dhe standartet e vendosura nga Gjykata e Të ‎Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias.
Nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit‎ nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.
Vullneti i opozitës për dekriminalizim nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit e Ramës dhe Metës.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë në kurriz njollën e turpit që i ka vënë pakti i kësaj mazhorance me krimin. Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë.
Eshtë koha për Kuvendin ta votojë këto ligje pa asnjë vonesë dhe pretekst dhe t’ia heqë njollën e turpit shqiptarëve.
Sigal