Buxheti sot në Kuvend, Rama ‘Ambicioz, në rrugën e Rilindjes’

451
Sigal

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar buxhetin e vitit 2015 një buxhet ambicioz. Në një postime në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se sot do të diskutohet në Kuvend projekt-buxheti.
 
Sipas shefit të qeverisë buxheti i vitit 2015 është ndërtuar për të futur vendin në rrugën e rilindjes. “Diskutojmë buxhetin e ri. Krenarë për arritjet e vitit të parë dhe ambiciozë për një tjetër vit domethënës në rrugën e Rilindjes që duam”,- shkruan kryeministri. 

Në një tjetër postim shefi i qeverisë shkruan: “Projekti i vitit tjetër besnikërisht në përputhje me frymën e Rilindjes. Kush ka më shumë paguan me shume kush merr me pak paguan më pak!”

Sot në orën 11:00 pritet të nisë seanca parlamentare ku do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2015 dhe paketa fiskale që e shoqëron atë.
 
Nga opozita nuk ka ndonjë sinjal se do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit, ndaj debati parlamentar do të jetë mes deputetëve të mazhorancës. Nga komisionet që janë zhvilluar shumë deputetë të PS-kanë kundërshtuar disa projektligje si për shembull heqja e akcizës së pijeve energjike. 

Në projekt-buxhet qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit.  Qeveria pretendon se ky rezulat i lartë vjen prej luftës ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave. 

Ambicja e qeverisë për të vjelur më shumë para nga ekonomia gri mbështet edhe nga deklaratat se gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë një sërë ndryshimesh ligjore dhe proceduriale për të luftuar evazioninin, kryesisht tek kompanitë konçesionare që shfrytëzojnë naftën dhe burimet e tjera të nëntokës. 

Por pavarësisht parashikimeve optimiste të qeverisë, projektbuxheti kundërshtohet ashpër nga Partia Demokratike. Në analizën e opozitës projektbuxheti është shembull i qartë se si një qeveri, jo vetëm nuk mban premtimet e saj për shëndetësi falas, legalizime falas e ulje taksash, por rrit varfërinë ekstreme në vend. 

Sipas Partisë Demokratike, ky buxhet jo vetëm nuk jep shpresë për rritje ekonomike, siç pretendon qeveria, por ai kërcënon qytetarët me rënie ekonomike dhe reçesion.

rama ne fb


Buxheti 2015, Rama: Zerohen ose ulen 15 taksa
 
Përmes rrjeteve sociale kryeministri Edi Rama bënë të ditur se në Buxhetin 2015 parashikohet që të falen kamate vonesat për sigurimet në fshat dhe të zerohen ose ulen 15 taksa për nxitjen e prodhimit, konsumit, mbrojtjes mjedisore.

Rama në fb
Gjithashtu po përmes rrjetit social Rama thekson se projekti i vitit tjetër besnikërisht në përputhje me frymën e Rilindjes, kush ka më shumë paguan më shumë kush merr më pak paguan më pak.

Rama në fb
Përmes një tjetër postimi Rama shton se mbështetja për bujqësinë përmes një pakete financiare afro 100% më të lartë se në vitin 2013

Rama në fb
Ndërkohë që për familjet me ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar, Rama shkruan se do jenë 10 mln dollarë që do të ndiqen nga 16 mln dollarë të tjera  pas heqjes së fashës për energjinë 300kw 

Rama në fb

FMN rikthehet të hënën në Tiranë

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë të hënën në Tiranë, për të vijuar bisedimet me ministrinë e Financave, që u lanë përgjysëm në muajin shtator. Sipas burimeve nga ministria e Financave, dy janë temat kryesore ku do të përqëndrohen negociatat dypalëshe, që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale që shoqëron atë. “ Një mision i FMN-së mbërrin në Tiranë. Ne kemi qenë në proces komunikimi të vazhdueshëm me FMN-në. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Ka debate për një sërë çështjesh, por ne dakortësojmë për vendimet kryesore”, thanë burime nga ministria e Financave.

Burimet thanë se do të diskutohet rreth treguesve të buxhetit të vitit 2015, që të hënën pritet të miratohet në parim nga Parlamenti në seancë plenare dhe më pas të rikthehet në komisionet parlamentare për diskutimin nen për nen, gjatë të cilave mund të bëhen edhe ndryshimet e mundshme.

FMN





























Bisedimet e ministrisë së Financave me misionin e FMN-së do të përqëndrohen edhe në realizimin e kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhës, disbursimi i të cilave, burimet kanë konfirmuar se pritet të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti.

Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe situata në sektorin energjetik, ku brenda dhjetorit, Enti Rregullator i Energjisë do të marrë vendimin për tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari.

Misioni i FMN-së u largua nga Shqipëria në shtator, pa arritur në atë kohë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka shtyu disbursimin e këstit të tretë të huasë prej rreth 26 milionë euro. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/buxheti-sot-n–kuvend-rama—39-ambicioz-n–rrug-n-e-rilindjes–39—-39–252859.html#sthash.ivcqEVdy.dpuf