Buxheti 2021 s’ka objektiv rritjen e punësimit, Meta: Mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës në 3 muaj

233
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës në 3 mujorin e dytë të 2020 dhe për të, buxheti i 2021 i qeverisë ”Rama 2”, nuk ka objektiv rritjen e punësimit.

Pak ditë më parë, Presidenti ktheu buxhetin e vitit 2021, i cili sipas kreut të shtetit nuk adreson nevojat më të mëdha që kanë sot shqiptarët, si varfëria, papunësia dhe përballja me pandeminë.

”Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020. Buxheti 2021 NUK KA objektiv MBROJTJEN e VENDEVE TË PUNËS dhe RRITJEN E PUNËSIMIT”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020. Buxheti 2021 NUK KA objektiv MBROJTJEN e VENDEVE TË PUNËS dhe RRITJEN E PUNËSIMIT.