“Butrinti po jepet falas me koncension për 10 vite”, Zhupa-Margaritit: Shihemi nesër për t’ju demaskuar mashtrimet

183
Sigal

Deputetja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Kulturës, Elva Margariti pasi kjo e fundit ka deklaruar se Parku Kombëtar i Butrintit thjesht do të menaxhohej nga një bord i posaçëm pa pagesë, në mënyrë që të shtohen të ardhurat.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Zhupa shkruan se Butrinti po jepej me koncension për 10 vite dhe gjithashtu se ministrja si kryesuese e bordit të menaxhimit do të paguhej me 10 mijë dollarë.

Gjithashtu ajo shkruan se të nesërmen do të ballafaqoheshin në mbledhjen e komisionit parlamentar për të demaskuar mashtrimet.

Postimi i Ina Zhupës:

Pergjigje per ministren e (ç)Kultures! Butrinti nuk eshte prone e asnje qeverie por e shqiptareve dhe e Shqiperise!Butrinti nuk shitet se nuk do mjaftonin parate e botes per ta blere ate!Perrallat e ministres “qe nuk po e shet” nuk zhbejne te vertetat.

Fakte:

1- Butrinti po JEPET FALAS, me KONCENSION per 10 vjet!

2- Ministrja e Kultures NUK drejton Bordin, eshte thjesht nje anetare qe merr 10 mije dollare ne vit, dhe 4 anetar te tjere qe kane shumicen e vendimarrjes jane persona privat.

3- Butrinti jepet ne administrim te plote dhe te gjitha perfitimet menaxhohen nga Fondacioni.

4- Ministria i garanton Fondacionit posedimin dhe gezimin e plote dhe te qete te Pasurisè
Kulturore te Paluajtshme pa asnje kundershperblim.

5- Fondacioni e rregjistron Butrintin ne kadaster sipas shtojces se marreveshjes.

6- Parate qe jane ne arken e Butrintit, aktualisht 2 milion dollar sipas ministres, i kalojne fondacionit bashke me Butrintin.

Neser shihemi ne komisionet parlamentare per te demaskuar cdo mashtrim.