Bushati: “Të krahasosh Krimenë me Kosovën, njësoj si të krahasosh mollën me portokallin”

440
Sigal

Në Tiranë ndodhet për vizitë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, i cili gjatë një konference për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati tha se marrëdhëniet midis dy vendeve do të thellohen, veçanërisht me heqjen e vizave.

I pyetur se kur do ta njihte Ukraina Kosovën, kryediplomati ukrainas tha se vendi i tij nuk e ka njohur këtë shtet por nuk është bërë pengesë, ndërsa Bushati tha se të krahasosh Krimenë me Kosovën është si të krahasosh mollën me portokallin.

KlimkinNe nuk kemi vepruar kundër shtetit të Kosovës, pavarësisht se nuk e kemi njohur si shtet. Por është një çështje që ka të bëjë me ndarjen e Krimesë nga Ukraina. Kemi në vëmendje rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen. Një vit më parë unë vizitova Shqipërinë dhe ju përgëzoj për atë çka shoh sot dhe për mundësitë që po i jepni Shqipërisë. Jam i nderuar që ndodhem këtu në këtë vizitë.

BushatiTë krahasosh këto dy situata është si të barazosh mollën dhe portokallin dhe nuk do të ketë asnjë lloj dyshimi për ne dhe as një lloj tulatje nga propaganda që mund të vijë ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet.