Bushati raporton në Komision për rekomandimin e KE, PD mungon, LSI e pranishme

526
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati raporton sot në Komisionin e Jashtëm për rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë që i paraprin përgjigjes në qershor për hapjen e negociatave apo jo për anëtarësim në BE.
Bushati tha se është i pari rekomandim që merret pa kushte. Mesohet se në komision mungonin deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa ishin të pranishëm ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Rruga drejt Europës kërkon transformim të Brendshëm. Ulja në tryezën e bisedimeve nuk na i zgjidh gjërat me magji”, deklaroi Bushati.

Sipas ministrit Bushati, lufta kundër korrupsionit, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liria e medias kanë bërë progres dhe vlerësohen maksimalisht nga Komisioni.
Sigal