Bushati deklaroi se në Serbi ka zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç

460
Sigal

Ditmir Bushati ishte i ftuar në Abc neës mbrëmjen e sotme ka shigjetuar Kryeministrin Rama, duke e “nxjerrë” atë si mbështetës të planit të Vuçiç për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Bushati deklaroi se në Serbi ka zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve.

Milori: Do të doja një opinion për vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç , do të doja një opinion, qëndrimin etij në lidhje me Kosovën, deklarata të ashpëra nga njëra anë, por nga ata tjetër thotë është një realitet…si e shihni vizitën e tij në Tiranë nesër?

Bushati: Nesër dhe pasnesër në Tiranë zhvillohet Samiti i Brdo Brijuni që është një iniciativë e përbashkët e Sllovenisë dhe Koroacisë, më vjen mirë që kjo nismë po mban një takim në Tiranë sepse në një mënyrë a një tjetër e sjell Tiranën në focus të zhvillimeve rajonale dhe në këtë kontekst nuk shoh ndonjë risi të veçantë nga prania e Presidentit të Serbisë nesër.

Ndoshta është konteksti që i jep peshë..?

Por përsa i përket qëndrimit të Vuçiçit mund të them që nuk e kam parë asnjëherë avancimin e Shqipërisë, Kosovës apo popullit shqiptar në përgjithësi në kurriz të një kombi apo një populli tjetër në rastin në fjalë të Serbisë.

Mendoj që kultivimi I marrëdhënive të mira midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet që të vazhdojë sepse janë dy vende kyçe për stabilitetin rajonal, por nga ana tjetër Serbia nuk mund të pretendojë marrëdhenie të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës.

Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve. Gjithashtu në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit” pasi Serbia ja lejon vetes që të ulet në disa karige në të njëtën kohë. Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qëndrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën. Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe në ti përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimin e politikes së jashtme dhe të qëndrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aletat kryesor strategjik për çështje të rendësishme. Nuk bie dakort me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban. Ai është Presidenti i Serbise, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interesat e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtoj