Burgosja e ish-zyrtarëve/ Lubonja: Një fasadë për ndërkombëtarët, presion ndaj opozitës, siç arrestoi Berisha, Nanon

492
Për analistin Fatos Lubonja, arrestimet e disa ish zyrtareve te ARRSH ditet e fundit, po behet me qellim qe t’i hidhet sy nderkombetareve dhe per te perfituar mbeshtetje prej tyre, por ne fund te fundit, drejtesia e mire do te jete atehere kur te gjithe te jene te barabarte perpara ligjit. “Nuk është problemi se këto dëmtojnë opozitën, unë kam një tjetër këndvështrim e kam thënë hapur, sic thone romaket, e mira nuk matet me aksionin, me aktin por me qëllimin, dhe nuk e mohoj që njerëzit presin arrestimin e peshqve të mëdhenj dhe po u futën keta duket si e mir që ja u futën, por varet pse u futën, nëse qëllimi është për të pasur një drejtësi që i trajton të gjithë të barabartë para ligjit, por nëse qëllimi nuk është ky, por është pastrimi i hajdutëve që nuk të lënë ty të vjedhësh, presioni ndaj opozitës që denoncon krimet por edhe një fasadë për ndërkombëtarët që të kesh mbështetje sic mendoj unë që është ky aksion, ky është qëllim i keq.Vijmë këtu në një situatë që ne e kemi përjetuar në vitet 90 kur erdhi në pushtet Berisha arrestimi i parë ishte i Fatos Nanos për korrupsion, por të gjithë e dimë që s’e futi për korrupsion. Ndërkohë Saliu mori gjyqtarët e plepave dhe ndërtoi një katrahurë, një shtet personal, që degjeneroi në 97.
Nuk e shoh në atë dramacitet si në 97, por kontrolli, trembja e opozitës, s’është drejtësi, është gjë e keqe se qëllimi është i keq.Është shenjë e qartë që këtu po goditen njerëz që janë të lidhur me një palë, por që ne të shikojmë një drejtëësi që vepron kundër traditës që kush ka mazhorancen kontrollon gjithcka, është një drjtesi që është e pavarur nga mazhoranca se nga opozira e dimë ne që janë të pavarur”.
Sigal