BULQIZA KËRKON T’I BASHKOHET MAQEDONISË

567
Sigal

 Jakup B. GJOÇA

Pa shkollë, pa rrugë, pa drita, pa ujë, Çereneci i Epërm në Bulqizë kërkon t’i bashkohet Maqedonisë

Nga Shqipëria emigrojnë specialistë, mjekë, infermierë, fshatrat shpopullohen, varfëria thellohet, sa…

Para disa ditësh, profesori i Universitetit të Harvard, Hasmann është shprehur për mrekullitë e ekonomisë shqiptare, sa që kryeministri Rama i këshilloi shqiptarët që ta lexonin me vëmendje profesorin e Universitetit të Hrvardit, që të besojnë zhvillimin ekonomik që po ndodh në qeverisjen e tij. Pra, kryeministri Rama “këshillon” shqiptarët që të besojnë ‘mrekullirat’ e ekonomisë shqiptare duhet të lexojnë çfarë shkruan një profesor nga Amerika dhe të mos besojnë realitetin që jetojnë.

Emigron truri, sepse në Shqipëri nuk ka punë

Nga Shqipëria kanë emigruar 400.000 shqiptarë që nga 2015-a, për në Evropë, ndërsa në 2 vitet e fundit kanë aplikuar Lotarinë Amerikane 1 milion shqiptarë. Vetëm këto tregues mund të dëshmojnë një realitet të hidhur nga Shqipëria sot. Mjerimi ka pllakosur në çdo familje shqiptare, ku papunësia reale është mbi 60 %, në qoftë se llogaritim edhe popullsinë që ka mbetur në fshat, e cila nuk ka asnjë mundësi ekonomike të shfrytëzojë tokat, nuk ka mjete mekanike të punojnë tokën, pesticidet dhe farërat janë shumë të shtrenjta, mungojnë uji, çmimet e karburanteve janë në paarritshme, nuk ka infrastrukturë që të mundësojë shitjen e prodhimeve, nuk ka treg edhe kur fermerët kanë prodhime. Fshatarët, për të mbijetuar kanë dy rrugë. Të shpërngulen nga fshatrat, duke i braktisur masivisht dhe të shkojnë e të dynden në qytete ose të marrin rrugët e kurbetit.

Dhjetëra mijëra mjekë, infermierë, por edhe hidraulikë, elektricistë, madje, edhe berber, inxhinierë, të rinj që sapo mbarojnë universitetet në Shqipëri emigrojnë në shtete të ndryshme të Evropës, apo edhe në kontinentet e tjera, në kërkim të një mundësie më të mirë për të jetuar, sepse në Shqipëri e kanë të pamundur edhe të mbijetojnë. Në Mengel të Elbasanit, RENEA e Policisë së Shtetit me dhunë pengon nxënësit të futen në shkollë, sepse shteti kërkon ta mbyllë e të detyrojë nxënësit të bëjnë çdo ditë dhjetë kilometra larg vendbanimit që të shkojnë në Elbasan të bëjnë aty shkollë me turne dhe në klasa kolektive. Shteti i lë fshatarët edhe pa shkollë, ndërkohë që i ka braktisur pa asnjë shërbim mjekësor, i ka lënë pa infrastrukturë, duke i braktisur fshatarët në mëshirën e fatit.

Në Çerenec të Bulqizës nuk ka shkolla, rrugë, drita, ujë…. Shteti i ka braktisur

Pak ditë më parë, në fshatin Çerenec i Epërm në Bulqizë u mbyll shkolla 9-vjeçare. Për banorët ky është telashi i fundit që prisnin në një fshat ku thonë se nuk jetohet më. “Jemi të harruar, më mirë të kalojmë me Dibrën e Madhe”, – shprehen banorët. Pa ujë vaditës për tokën, me një rrugë që po shkon drejt shkatërrimit të plotë, sepse nuk mirëmbahet dhe pa energji elektrike, e cila ndërpritet për ditë të tera, sipas banorëve në këtë fshat mungon çdo gjë për një jetë normale.

Fshatarët e dëshpëruar: Duam të ndahemi nga Shqipëria, të shkojmë në …Maqedoni

Fshatarët në Çerenec i Epërm në Bulqizë ndihen të braktisur nga shteti, derisa nuk ka shkollë, nuk ka asnjë ambulancë, nuk ka rrugë, nuk kanë ujë, nuk kanë drita. Të dëshpëruar, fshatarët thonë, se në kushte të tilla, banorët thonë se janë të detyruar të emigrojnë, madje edhe të kalojnë në Dibër të Madhe, në shtetin e Maqedonisë për të jetuar aty, sepse Shqipëria nuk i …nxë as të jetojnë në truallin e tyre.

somario

Fshatarët në Çerenec i Epërm në Bulqizë ndihen të braktisur nga shteti, thonë, se në kushte të tilla, janë të detyruar të emigrojnë, madje edhe të kalojnë në Dibër të Madhe, në shtetin e Maqedonisë për të jetuar aty, sepse Shqipëria nuk i …nxë as të jetojnë në truallin e tyre

4 ditë pune në javë në Zelandën e Re

Në Zelandën e Re 250 punonjës të “Perpetual Guardian”, një kompani që menaxhon fonde besimi, testamente dhe planifikime pasurish, ka vendosur që punëtorët e saj të punojnë për 8 orë në ditë, 4 ditë të javës, por duke paguar për 5 ditë. Themeluesi i kompanisë, Andrew Barnes tha se stafi mund të zgjidhte nëse donte të punonte për 4 ditë në javë dhe avokatët janë konsultuar për të garantuar që sistemi i ri t’iu bindet ligjeve dhe kushteve të punësimit në Zelandën e Re. Ai mendoi se, ndoshta një ditë më shumë për të qëndruar në shtëpi do ta bënte stafin më të fokusuar dhe më produktiv në zyrë, e në përfundim, teoria e tij pati sukses të garantuar.